Friday, March 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa drejtoritë që mund t’i takojnë Besës

Ja drejtoritë që mund t’i takojnë Besës

Krahas dy partnerëve më të mëdhenj të koalicionit LSDM-BDI, kulaçi ekzekutiv kësaj radhe ndahet edhe me Lëvizjen “Besa”, e cila nga postet ministrore ka marrë vetëm një, atë të Bujqësisë. Kreu Bilall Kasami thotë se bisedimet me partnerin Zaev po vazhdojnë.

“Si Lëvizje Besa vazhdojmë të bisedojmë me partnerët e tjerë të koalicionit për ndarje të përgjegjësive edhe në eshalonet e tjera dhe në javët në vijim do të kemi përgjigje konkret”, u shpreh kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Dy postet zëvendës-ministrore për të cilat tashmë dihet se do t’i takojnë “Besës”, është Ministria e Arsimit ku zëvendësministër pritet të jetë Arafat Shabani, ndërsa për zëvendësministër të Kulturës kandidat është Sedat Sulejmani.

Burime nga “Besa” thonë se nënkryetari i partisë Abdush Demiri pritet të drejtojë me një nga ato që konsiderohen si drejtoritë më të rëndësishme, siç është Fondi Pensional, Postat e Maqedonisë ose Agjencia për Veterinari dhe Ushqim. “Besa” në bisedime është edhe për Agjencinë për Rini dhe Sport, por ky dikaster ende mbetet pikëpyetje se kush do ta marrë. Të njëjtat burime tregojnë se Besës pritet t’i takojë edhe posti i drejtorit të Inspektoratit i Tregut, Inspektoratit Teknik ose Entit Hidrometeorologjik. Po ashtu pritet që “Besës” t’i takojë një post drejtori në teatër, ose të Teatrit të Shkupit, ose atë të Tetovës.

– Advertisement –

Deri në fund të kësaj jave do të kemi emrat e zv/ministrave paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev. Ai tha se këtyre ditëve në Kuvend do t’i dorëzoj propozimet për postet e zv/ministrave, ndërsa shtoi se disa deputetëve ka ndërmend t’ju ofrojë vende udhëheqëse në disa poste në shtet.

“Pas festës, më së voni deri në fund të javës dua t’i dorëzoj propozimet në Kuvend, dhe me pas Kuvendi vendos se kur do të thërrasë seancë. Veç më kemi filluar së bashku me ministrat t’i verifikojmë edhe sekretarët shtetëror sepse se është një fushë specifike dhe ka kushte të veçanta ligjore dhe besoj se deri në fund të shtatorit do t’i vendosim ose do të emërojmë funksionarë të ri të gjitha institucionet në që lidhen me pushtetin ekzekutiv. 10.33-38 Kam ndërmend një pjesë të deputetëve të cilët t’ju ofroj poste udhëheqëse në shtet”, theksoi kryeminstri Zoran Zaev./TV21

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments