JA CILET JANE REFORMATORET NE TATESHIN E POSHTEM
Në turin e zhvillimeve të kuvendeve zgjedhore për përgatitjen e kongresit të VI të rregullt të PDSH, Lëvizja për reforma në PDSH zhvilloi kuvendin e radhës zgjedhor në nëndegën e Tateshit të Poshtëm. I pranishëm ishte Kryetari i Komunës së Strugës dhe nismëtari i Lëvizjes për Reforma në PDSH, Ziadin Sela dhe kryetari aktual i degës, Syrija Rashidi. Në një klimë të ngrohtë demokratike, por edhe me një debat konstruktiv u zgjodhen edhe përfaqësuesit kryesorë të kësaj nëndege. Për kryetar të nëndegës së Tateshit të Poshtëm u zgjodh Bukurim Gjetaliu , kurse për kuvendar Pajazit Lutishi. Ziadin Sela theksoi se nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë me këtë lloj politike të dështuar nga te gjitha anët dhe se kongresi është një fillim i ri për të gjithë. Me këtë rast, iniciatori i Lëvizjes për Reforma në PDSH Ziadin Sela dhe kryetari aktual i degës së Strugës Syrija Rashidi, njoftuan të pranishmit për hapat e mëtutjeshme deri në zhvillimin e kongresit.
Komisioni për Informim Lëvizja për Reforma në PDSH