Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa cilat dokumente duhet të ndërrohen në Maqedoninë Veriore pas emrit të...

Ja cilat dokumente duhet të ndërrohen në Maqedoninë Veriore pas emrit të ri

Pasi që është miratuar emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut, të gjitha dokumentet zyrtare që qarkullojnë për përdorim ndërkombëtar si: Pasaporta, patentë shoferi, memorandumet, dokumentet doganore, duhet patjetër të ndërrohen në afat prej pesë viteve.

Ndërsa ato dokumente për qarkullim të brendshëm si letërnjoftimet, certifikatat, shtetësitë duhet të ndërrohen paralelisht me hapjen e kapitujve adekuat negociues për anëtarësim në BE.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është shprehur se, ky proces do të nis gradualisht duke përfshirë të gjitha dokumentet personale të qytetarëve, por edhe dokumentet zyrtare, pasi që bëhet fjalë për zgjidhje me përdorim të përgjithshëm.

Por këto ndryshime do të duhet të bëhen gradualisht, duke përcaktuar një periudhë kohore, ku kryeministri maqedonas përmendi edhe diplomat, që duhet të ndërrohen brenda 5 viteve.

Me këtë të gjithë qytetarët do të duhet të paguajnë për ndërrimin e dokumenteve personale dhe të gjitha dokumenteve të tjera zyrtare, që duhet të jenë valide dhe që do të shërbejnë për nevojat e tyre./koha.mk/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments