Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiJa çfarë thotë Ziadin Sela pas fitores së Ramiz Merkos

Ja çfarë thotë Ziadin Sela pas fitores së Ramiz Merkos

Lideri i Aleancës për Shqiparët, Ziadin Sela ka deklaruar se ka qenë një proces zgjedhor i parregullt, me presione të papara direkt nga policia e shtetit. Ajo që ndodhi në raundin e parë, u përsërit në raundin e dytë, ndodhi një falsifikat zgjedhor.

Ai ka thënë se e kanë mundur Merkon në shumicën e lokaliteve shqiptare me rezultat 2 me 1. “Merko, vetëm kryetar i shqiptarëve të Strugës nuk mund të jetë. Ali Ahmeti, duhet të të shoh në zgjedhje parlamentare”, ka thënë Sela. Ai ka thënë se njerëz të policisë që janë të shtabit të Merkos kanë blerë të vota.

“Qeveria reformatore e Zaevit dështoi. Kas pasur presione edhe brenda policisë dhe brenda policisë ka pasur elemente që i kanë detyruar qytetarët të dalin dhe të votojnë. Në disa qendra votimi ka pasur më tepër fletëvotimi, që do të thotë ka funksionuar ‘treni bullgar’. Ne do të bëjmë ankesat tona në komisionin komunal zgjedhor”, ka thënë Sela.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments