Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiJa çfarë thonë nga policia pas aksidentit ku u lënduan dy nxënëse...

Ja çfarë thonë nga policia pas aksidentit ku u lënduan dy nxënëse të Strugës


Më 5 mars të këtij viti, rreth orës 17:00 në rrugën “Proleterski Brigadi” në Strugë, pati një aksident trafiku që lëndoi dy persona, njofton SPB-Ohër,shkruan Struga Ekspres.

Automjeti Opel Vectra me targa të Strugës, drejtuar nga 49 vjeçari nga Struga, goditi dy këmbësoret, të dyja nga fshati Ladorisht i Strugës. Pas goditjes ata pësuan lëndime dhe u transferuan në spitalin “Shën. Erazmo” në Ohër.

Pas ndihmës së shpejtë, një nga vajzat u ndalua për trajtim të mëtejshëm, ndërsa vajza tjetër e lënduar u lëshua për trajtim në shtëpi.
Inspektimi i vendit të aksidentit u krye nga një ekip i Stacionit të Policisë nga Struga, njofton SPB-Ohër.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments