Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeBotaJa çfarë tha Rusia në OKB për hyrjen në Ukrainë

Ja çfarë tha Rusia në OKB për hyrjen në Ukrainë

Ambasadori rus ka folur dhe ka argumentuar “nevojën” për të mbrojtur zonat separatiste të Ukrainës të mbështetura nga Rusia nga ajo që ai e quajti agresion ukrainas. Vasily Nebenzya tha se “lejimi i një gjakderdhjeje të re në Donbas është diçka që ne nuk kemi ndërmend ta bëjmë”. Ukraina ka mohuar fuqimisht përshkallëzimin e tensioneve të dhunshme.

Javën e kaluar, Orla Guerin e “BBC-së’ foli me ushtarët ukrainas në vijën e frontit në Novotroitske, të cilët thanë se kishin urdhër të mos kthenin zjarr përveç në raste të jashtëzakonshme pasi Rusia “po kërkon ndonjë justifikim për të pushtuar”. Ambasadori rus i tha këshillit të sigurisë se mbetet i hapur ndaj diplomacisë dhe këmbënguli se Ukraina është ende e detyruar nga marrëveshja e Minskut.

Ajo marrëveshje përcaktonte hapat e projektuar për t’i dhënë fund konfliktit tetë-vjeçar në lindje të Ukrainës dhe për të zgjidhur statusin e zonave të shkëputura raporton “BBC”. Më herët, ambasadori amerikan akuzoi Moskën se e kishte grisur atë. SHBA beson se Rusia po përpiqet të prodhojë një pretekst për të pushtuar Ukrainën, potencialisht mbi bazën e mbrojtjes së rusëve etnikë në vend. /abcnews.al

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!