/div>
Loris
ezgif-com-add-text-2
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Ja çfarë inaguroi dhe ku qendroi BDI në Strugë (FOTO)
Qyteti, Slider

Ja çfarë inaguroi dhe ku qendroi BDI në Strugë (FOTO)

Zyrtarë të lartë të BDI-së në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, zëvendëskryeministra, ministra, zëvendësministra, sekretar shtetëror, deputetë dhe funksionar tjerë, sot kanë qëndruar në Komunën e Strugës ku kanë marrë pjesë në inaugurimin e disa projekteve dhe kanë vizituar disa vendbanime të kësaj komune.

Fillimisht kanë vizituar shkollën e mesme “Niko Nestor” ku së bashku me kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko kanë inauguruar sallën e re në këtë shkollë më pas kanë vizituar shkollën e re fillore “Vëllezërit Milladinov” si dhe kanë inspektuar punimet për rikonstruimin e pishinës së mbyllur në Strugë.

“Sot jemi në Strugë në kuadër të ciklit të llogaridhënies për mandatin dy vjeçar të Komunës dhe Qeverisë ku në mënyrë të detajuar kryetari i Komunës prezanton projektet e realizuar. Unë do të fokusohem në pjesën e investimeve të Qeverisë në Strugë dhe dëshirojë të theksojë se janë projekte të shumta që janë realizuar dhe po realizohen dhe ne do të vazhdojmë më tutje për të bërë Strugën një vend me standarde më të lart të jetës. Jemi këtu tani në pishinën e mbyllur të Strugës, një investim i Qeverisë prej 36 milion denarë. Janë bërë shumë projekte si rinovime të rrugëve, kanalizimeve, të ujësjellësve, projekte të shumta që konfirmon bashkëpunim e suksesshëm të Qeverisë me Komunën dhe ky bashkëpunim jep frytet e veta në drejtim të krijimit të kapaciteteve, në drejtim të rritjes së standardit për një jetë më të mirë”, tha zëvendëskryeministri Bujar Osmani.

Në inaugurimin e sallës së sportit në shkollën profesionale “Niko Nestor”, ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi theksoi se ky investim kap vlerën prej 24 milion denarësh.

“Sot jemi në vizitë në shkollën e mesme profesionale ‘Niko Nestor’ në Strugë ku jemi mysafirë të kryetarit të Komunës Ramis Merku dhe së bashku lëshojmë në përdorim sallën e re të sportit në këtë shkollë. Bëhet fjalë për salla që ne i ndërtojmë në tërë territorin e vendin, në shkollat fillore dhe në të mesme me intencë për të përmirësuar kushtet infrastrukturore – arsimore. Sot e promovojmë një investim 24 milion denarësh dhe ka të bëjë me ndërtimin e një salle të re sportive duke i plotësuar të gjitha kushtet, të gjitha standardet për të pasur një sallë moderne. Ky investim vjen pas promovimit të sallës së sportit në shkollën ‘Murat Llabunishta’ ku kishim një investim prej 40 milion denarësh si dhe projekte tjera. Investimet në sferën e arsimit në Strugë do të vazhdojnë edhe në periudhën që vjen që kanë për qëllim të krijimit të kushteve më të mira për mësim”, – tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi.

Gjatë qëndrimit në Strugë delegacioni i BDI-së kanë vizituar kompaninë “Nabizi” dhe “ING Luli”.

“Sot në Strugë vizitojmë edhe disa kompani vendore që në vazhdimësi shënojnë rritje si në eksport por edhe në investime të tyre në kapacitete të reja prodhuese dhe krijimin e vendeve të punës. Dëshirojë të theksojë se Qeveria në vazhdimësi ka ndihmuar Komunën e Strugës me projekte të ndryshme dhe mund të konstatojmë se pushtetit qendror ka investuar mbi 10 milion euro investime të drejtpërdrejta në Komunën e Strugës, duke përfshirë rrugën për rreth liqenit, dhe në fund të muajit shkurt do të fillojë ndërtimi i rrugës Podmolje- Strug – Qafë Thanë një investim prej 3,5 milion euro. Në vazhdojmë në mënyrë të drejtpërdrejt të ndihmojmë kompanitë vendore që ka për qëllim rritjen e standardit jetësor dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Gjatë ditës kanë vizituar dhe kanë bashkëbiseduar me banorët e vendbanimeve Podgorcë, Llabunisht, Veleshtë, Dollogozhdë dhe Ladorisht.

 

January 11, 2020

error: Content is protected !!
Struga Ekspres