Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniIzmit Nura: Shqiptarët në Turqi, gjaku nuk bëhet ujë (FOTO)

Izmit Nura: Shqiptarët në Turqi, gjaku nuk bëhet ujë (FOTO)

Izmit Nura, Zv.drejtori i Agjencionit për Emigracion për Izmit Nura, me ftesë të Rinisë Shqiptare në Turqi qëndroi disa ditë në Stamboll ku takoi komunitetin shqiptar, njofton Struga Ekspres.

“Me ftesë të Lidhjes së rinisë shqiptare në Turqi me kryetar z.Fatih Jëlldëz dhe nën organizimin e disa shoqatave të ndryshme kulturore kisha nderin të marrë pjesë në javen e kulturës shqiptare, ku pata privilegjin të mbaj një fjalë rasti.
Ishte një ndjenjë e papërshkruar, histori e një rrugëtimi të larë me lot.
Gjatë kësaj vizite ku u njoftova me jeten e tyre të organizuar në shoqata të ndryshme nën emrin e vendlindjeve.
U informova dhe mbi procesin e mësimit dhe ruajtjes së gjuhes shqipe ku nga 2017 me ndryshimet kushtetuese u lejohet mësimi i gjuhës shqipe dhe nëpër shkolla, me ç’rast nga Agjencia për Emigracion u dhurova libra.

Gjatë qëndrimit në Stamboll vizita e radhes ishte në Qendren Kulturore të Republikes së Maqedonisë së Veriut, ku u prita nga z.Ramadan Ramadani, i cili më njoftoi mbi aktivitetet e qendres dhe se hapësirat e Qendres janë në shërbim të mërgimtarëve.
Vlen të theksohet intersimi i madh i mërgimtarëve për rikthimin e nënshtetësisë dhe dëshira e tyre për të investuat në vendlindje.
Ky aktivitet kishte plot emocione dhe lot, sakrificë e një rrugëtimi që ka kaluar populli jonë.
Faleminderit për mikpritjen , o vëllezër të amanetit të madh, se gjaku nuk bëhet ujë!”, përfundoi Nura.
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!