Zëvendës drejtori i Agjencisë për emigracion në Republikën e Maqedonisë së Veriut z. Izmit Nura, realizoi takim pune me Ministrin për diasporën Xhemail Çupi.
Zëvendës drejtori z. Nura dhe Ministri z. Çupi u dakorduan për bashkëpunim dhe avancim të punës mes institucioneve që kanë për qëllim diasporën. Gjithashtu krahas ligjit për diasporën, mes Ministrisë për diasporën dhe Agjencisë për emigracion duhet theksuar se duhet bashkëpunim më të madh.
Në këtë takim pune u dakordua për nevojën e evidentimit të diasporës përmes krijimit të një baze të të dhënave që do jenë me karakter publik. Agjencia për emigracion dhe Ministria për diasporën do të realizojnë projekte ku do të vendosën urat e bashkëpunimit me pushtetin lokal, posaçërisht në rajonet ku diaspora ka një rëndësi të veçantë, jo vetëm për ekonominë e vendit, por edhe si vlerë e shtuar të përfaqësimit kulturor.