Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiIzmit Nura hap turneun Ndërkombëtar të Karatesë në Strugë, i 16-ti me...

Izmit Nura hap turneun Ndërkombëtar të Karatesë në Strugë, i 16-ti me radhë i organizuar nga K.K “DRINI”-Strugë

Sot në sallën sportive “TIMI” në Strugë,me fillim në ora 11:00,nën organizimin e klubi të karatesë “Drini” u mbajtë turneu Ndërkombëtar në Karate, viti i 16-të me radhë, “Struga Open 2019”, në të cilën kishte pjesëmarrje masive të klubeve të karatesë nga vendi dhe rajoni, njofton Struga Ekspres.

Në këtë ngjarje të rëndësishme sportive ishte pjesëmarrës për herë të parë edhe zv.drejtori i Agjencionit për Rini dhe Sport, Izmit Nura i cili hapi këtë turne duke uruar Klubin Drini për organizimin e këtij eventi dhe 20 vjetorin e themelimit të klubit strugan të karatesë.

Agjencioni Për Rini dhe Sport sipas zv drejtorit Izmit Nura, është për herë të parë që kjo drejtori është një nga mbështetësit kryesor të kësaj ngjarje sportive.(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments