Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniIzet Mexhiti: Me Taravarin po zhvillojmë takime intensive

Izet Mexhiti: Me Taravarin po zhvillojmë takime intensive

Kryetari i Lëvizjes demokratike deklaroi sot se Lidhja Europiane për Ndryshim (LEN) është në takime intensive me kreun e ASH-së, Arben Taravari. Sipas Mexhitit i mbetet Taravarit dhe ASH-së që të vendos nëse do ti bashkëngjitet opozitës apo do të vazhdoj të mbetet me siç u shpreh ai, opsionin qeveritarë, shkruan Alsat.

“Jemi në takime intensive me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, zotin Taravari i cili në debatin brenda Aleancës, në organet e kësaj partie do të vendos nëse do t’i bashkëngjitet opozitës apo do mbetet me opsionin qeveritarë… Opozita shqiptare dhe këto katër subjekte që jemi brenda opozitës shqiptare, nuk kemi folur për numra. Kemi tejkaluar ngjyrat individuale, ngjyrat partiake, pra neve na ka bashkuar, pra fokusi është përcjellë te ajo që kërkojnë qytetarët, pra ta sjellim ndryshimin në RMV dhe oferta e jonë është që t’i bashkëngjitet opozitës shqiptare për ta sjell ndryshimin që pritet nga qytetarët, sidomos nga Aleanca për Shqiptarët, që është themeluar, është ngritur mbi politikat anti-BDI. Këtë e flasin edhe anketat e tyre, ku mbi 2/3 e votuesve të anëtarësisë së ASH-së e duan bashkimin me opozitën shqiptare, dhe kur e thonë këtë, këta që e duan ASH-në, nuk e kanë me rëndësi ndarjen e numrave, pozicioneve, e kështu me radhë”, tha Mexhiti.”, tha Mexhiti, duke shtuar se LEN akoma nuk ka fol për numra dhe emra sa u përket zgjedhjeve të ardhshme.

“Si koalicion nuk kemi fol për numra për emra, sepse fokusi është që të bëjmë më të mirën për të sjellë ndryshimin. Nëse në të kaluarën ka qenë problemi tek unifikimi i pozitës, tanimë opozita përditë po rritet ndërsa pozita po zvogëlohet”, deklaroi Izet Mexhiti, LEN.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments