Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionIu dha lamtumira e fundit Inajet Istrefit nga Belica e Poshtme (FOTO)

Iu dha lamtumira e fundit Inajet Istrefit nga Belica e Poshtme (FOTO)

Nga Vox Struga

Kush ishte Inajet Istrefi?

Inajet Istrefi u lind në fshatin Belicë e Poshtme të Strugës, më 1 Mars të vitit 1967, në një familje të njohur veleshtare. Ishte biri i Bektash dhe Mejreme Istrefit nga Veleshta, por që deri në fund të jetës jetuan në Belicë të Poshtme.
Inajet Istrefi e kreu shkollën fillore në Belicë dhe Veleshtë, për të vijuar më tej shkollën e mesme në Dibër.
I rritur në frymë atdhedashëse, Inajeti me shokë morën pjesë në disa aksione si gjimnazistë dhe shumë herë për këndim dhe dëgjim të këngëve patriotike dhe për parulla kombëtare dhe anti jugosllave është marrë në pyetje, është malltretuar dhe është rrahur nga Policia e Dibrës gjatë asaj periudhe.
Në vitin 1987, pas mbarimit të shkollës së mesme, si shumë shqiptarë të tjerë, akoma pa mbushur moshën e pjekurisë, Inajeti mori rrugën e mërgimit, në Zvicër, ku fillimisht punoi si punëtor krahu dhe më tej si mashinist.
Prej fillimi u kyç në Lëvizjen Popullore të Kosovës dhe në LDK dhe ishte organizator i shumë protestave për të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavinë e atëhershme. Bashkë me shokë organizuan protesta në shumë qendra europiane, ndërsa më e madhja para zyrave të OKB-së në Gjenevë.
Ka qënë pjesëmarrës aktiv dhe organizator i shumë aktiviteteve me qëllime humanitare.
Me fillimin e luftës në Kosovë dhe daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Inajeti u rreshtua në organizimin e Fondit “Vendlindja thërret”, punë për të cilën disa herë u nderua me Mirënjohje nga organizata dhe institucione të ndryshme.
Njëjtë veproi pa kursyer asgjë edhe gjatë luftës në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, si dhe gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001 në Maqedoni.

Në rrethin ku jetoi dhe veproi, njihej si njeri me zemër të madhe, patriot dhe humanist i pashoq. Ishte mik i madh i fëmijëve dhe në lokalin e tij në Zvicër gjithmonë ka qënë rregull që për më të vegjëlit nuk është paguar.
Për çdokënd që gjendej në rrugë kishte një adresë për ndihmë ” shkoni tek Inajeti” dhe ai i doli në ndihmë çdokujt që i trokiti në derë, për bukë, veshmbathje, për gjumë apo edhe për t’iu gjetur punë.
Prej viteve 1997-98 Inajeti e hapi restoranin e tij të parë në  Cyrih të Zvicrës, ndërsa pas një pune prej dy dekadash ai arriti që në vitin 2010 të bëhet pronar i “Restoran Baren” në Ryti të Cyrihyt, ku vazhdoi traditën në fushën e gastronomisë.
Inajet Istrefi ishte baba i tre fëmijëve, djemve Fitimit dhe Premtimit dhe vajzës Fitore.
Djali i madh Fitimi përfundoi studimet në degën e Teknologjisë Informative, ndërsa vajza Fitore kreu Fakultetin e Muzikës në degën e Muzikologjisë dhe është një figurë e njohur dhe e dëshmuar në jetën kulturore në Strugë. Djali i vogël Premtimi vazhdon studimet në Zvicër.

Inajet Istrefi viteve të fundit mori pjesë aktivisht edhe në zhvillimet politike në Maqedoni duke dhënë kontribut të çmueshëm në themelimin e Lëvizjes për Reforma – PDSH, duke shoqëruar dhe ndihmuar  krerët e kësaj nisme në organizimet e para si në Kumanovë, Tetovë e deri në Kongresin e LRPDSH-së.
Jeta u tregua e padrejtë me të duke e vënë përballë një problemi që si synim ka pasur të keqen e shqiptarëve. Fillimisht ia vranë djalin e madh Fitimin dhe ia plagosën rëndë djalin e vogël Premtimin, por si njeri me zemër të madhe nuk u përul para kësaj tragjedie dhe vazhdoi me kokën lartë, me besim dhe qëllim të pastër në atë që bënte deri në çastet e fundit të jetës.
Më 25 Dhjetor 2018, u sulmua me armë zjarri në lokalin e tij në Zvicër dhe humbi jetën nga plagët e shkaktuara prej plumbave.
Qytetarë të shumë të Rytit të Cyrihut kanë shprehur indinjatën e tyre për rastin para lokalit të tij, duke ndezur qirinj dhe duke vënduar lule për nder të veprës së Inajetit.
Në hyrje të lokalit, një grup zviceranësh që njohën Inajetin, ngjitën një letër në gjermanisht ku shkruhet:
“Ti ke qënë një njeri dhe shef i mrekullueshem. Të faleminderit që të njohëm ty. Fatkeqësi që jeta kaq shpejt mbaroi, ne nuk do të të harrojmë asnjëherë. U prehsh në paqe!”

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!