Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIsh prokurorja Katica Janeva mbetet në paraburgim, u refuzua prona e ofruar...

Ish prokurorja Katica Janeva mbetet në paraburgim, u refuzua prona e ofruar si garanci

Ish prokurorja speciale publike Katica Janeva mbetet në paraburgim, pasi gjykatësi i procedurës paraprake e refuzoi pronën e ofruar si garanci, ndërsa prokurorja Villma Ruskovska dha mendim negativ.

“Për shkak të interesit të më shumë medieve, e informojmë opinionin se, deri te gjykatësi i procedurës paraprake i cili vepron me propozim të mbrojtjes së K.J. për heqjen e masës së paraburgimit dhe përcaktimin e garancisë, sot është dorëzuar mendim negativ nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sipas propozimit. Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të propozimit dhe mendimit nga prokuroria kompetente, gjykatësi në procedurën paraprake solli vendim me të cilin propozimi për heqjen e masës së paraburgimit me garanci të përcaktuar hidhet poshtë si i palejuar, ndërsa propozimi për përcaktimin e masave të kujdesit refuzohet si i pabazë”, kumtoi Gjykata Themelore Penale Shkup.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments