Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaIsh-polici zviceran e kushtëzon me marrëdhënie intime për ti siguruar vizën

Ish-polici zviceran e kushtëzon me marrëdhënie intime për ti siguruar vizën

Ish-polici zviceran kërkon marrëdhënie intime për ti siguruar vizën refugjatit irakien

Një ish-polic 64-vjeçar nga Kantoni i Fruburgut në Zvicër, të mërkurën është dënuar me burgim me kusht prej 15 muajsh. Gjykata federale e ka konfirmuar dënimin prej 15 muaj burgim me kusht për një ish polic zviceran 64-vjeçar nga Kantoni i Friburgut. Një shtetasit irakian ai ka kërkuar shërbime seksuale në kompensim të tij për përkudesje të statusit të qëndrimit. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2010, kur ish polici ka qenë ende në shërbim. Sipas vendimit të publikuar gjyqësor të Gjykatës federale zvicerane të së mërkurës, në mes tyre ka pasur tre herë marrëdhënie intime. Gjykatësit nga Lozana e kanë vërtetuar vendimin për shfrytëzim të gjendjes së vështirë të shtetasit irakien dhe dhënien e ryshfetit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjellë “Shtegu.com”. Ata gjithashtu kanë dëshmuar se Gjykata kantonale nuk e ka shkelur prezumimin e pafajësisë ndaj ish policit. Përpos kësaj, Gjykata kantonale nuk e kishte përcaktuar në mënyrë arbitrare rrjedhën e ngjarjeve. Gjykata federale nuk e ka pranuar ankesën e 64-vjeçarit, sipas të cili shtetasi rakien e kishte paditur me qëllim që në këtë mënyrë të mund të qëndrojë në Zvicër. Ajo është bazuar në faktin se irakieni nuk e ka zbuluar personalisht rastin. Shfrytëzimi i azilkërkuesit irakien ishte zbukluar gjatë një procedure tjetër penale. Përpos kësaj, irakieni për një kohë të gjatë nuk ka dashur ta flasë lidhur me rastin. Ai ka dashur sa më shpejt ta harrojë ngjarjen.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!