Ish-kryeministri i Maqedonisë gjatë viteve 1998-2002, Lubço Georgievski së fundmi ka dhënë një intervistë për prestigjiozen gjermane “ Huffingtonpost”. Tashmë 51-vjeçarti që themeloi partinë VMRO-DPMNE, ka bërë një deklaratë të bujshme që ka marrë vëmendjen e shtypit shqiptar.
Ai konsiderohet si një njohës i shkëlqyeshëm i situatës aktuale politike, por ai gjithmonë korri entuziazmin e bashkësisë ndërkombëtare me tezat e tij të guximshme për të ardhmen e Ballkanit.
I pyetura nga gazetarja Renate Flottau se projekti “Shqipëria e Madhe” , për shumë njerëz në rajon është një makth, ai ka dhënë deklarata intriguese, që po zgjojn shumë pluhur në opinionin maqedonas e njëkohësisht po sulmohet me të madhe, pasi ka thënë se dëshiron ndryshime të kufijve të Maqedonisë. Ai thotë se “Maqedonia perëndimore duhet të jetë pjesë e Shqipërisë së Madhe”.
Më tej, ai parashikon se në Maqedoni “do të ndodhë një marsh i vdekjes”, ndërsa për momentin vendi donimohet me mbi 30% të popullatës së fesë myslimane, e në të ardhmen Maqedonia mund të bëhet vend mysliman.
“Duhet të jemi realistë. Zhvillimi demografik i popullsisë shqiptare po rritet me shpejtësi. Sot kemi ndoshta 25-30% shqiptarë në Maqedoni. Në 10 deri në 20 vjet Maqedonia do të jetë një vend mysliman.
Nga 180,000 fëmijë që aktualisht ndjekin shkollën fillore në Maqedoni, 60,000 mësojnë vetëm në shkollat shqipe. Fqinjët tanë janë 50% shqiptarë dhe kosovarë. Dhe sigurisht që këta njerëz të së njëjtës etnie kanë dëshirën për të jetuar në një shtet të përbashkët” tha Georgievski për prestigjiozen gjermane “ Huffingtonpost”.
Ndërsa më tej gazetarja e ka pyetur për mundësinë e dyshimit të kufijve në Ballkan ku ai është për shprehur se kufijtë duhet të ndryshohen.
“Gjithnjë e më shumë analistë tani pajtohen me mua se qetësimi i këtij pluhuri baruti të ngritur në Ballkan është i mundur vetëm nëse kufijtë rishikohen në një konferencë ndërkombëtare”.