iPhone 14 pritet të dalë në treg në muajin shtator. Celulari mund të vijë edhe në ngjyrë vjollce, duke zëvendësuar ngjyrën rozë për iPhone 13 standard dhe Sierra Blue për iPhone 13 Pro.
Mediat kanë zbuluar disa nga veçoritë që mund të ketë ky version më i fundit i smartfonit. Kamera do të jetë më e madhe dhe shumë cilësore. Ky është një përmirësim i madh krahasuar me modelet iPhone 13 Pro, që kanë një kamerë 12 megapiksel.
iPhone 14 Pro dhe Pro Max do të kenë një kamerë katrore në pjesën e pasme me përmasa 36,73 mm me 38,21 mm.
Analisti i ekranit Ross Young zbuloi se disa nga pajisjet e Face ID mund të zhvendosen gjithashtu nën ekran.
Këto teknologji mendohet se do të përfshihen vetëm në modelet e iPhone 14 Pro, ndërsa iPhone 14 standard dhe iPhone 14 Max do të kenë ende “notch”.
Gjithashtu, iPhone 14 Pro dhe Pro Max mund të vijnë në ngjyrat grafit, ar, argjend dhe vjollcë.
Modelet standarde të iPhone 14 do të ketë një procesor revolucionar, ndryshe nga ai A15 që përdoret për iPhone 13.