Thierry Fumeaux, nga Nyoni, Kantoni Vaud, është president ekzekutiv i Shoqatës Zvicerane të Mjekëve të Kujdesit Intensiv (SGI). Dihet se mjekët e këtij specializimi janë në vijën e parë të frontit me virusin. Pikërisht ai është infektuar me koronavirusi.
Ai ka thënë për «Sonntagszeitung» se ka besim se do ta kalojë sëmundjen brenda disa ditësh. Por, rasti i tij nuk është i pazakontë, ka shtuar ai.
Stafi i infermierëve dhe mjekëve në stacionet e kujdesit intensiv është ndër më të rrezikuarit nga kjo pandemi, transmeton albinfo.ch.
Fumeaux është Bashkëdrejtues i Mjekësisë për Kujdes Intensiv në Spitalin Nyon / VD.
Në Itali, një në dhjetë njerëz të infektuar janë punëtorë shëndetësorë, ka thënë Fumeaux. Vërtet, ata janë shumica të rinj dhe e kalojnë shpejt sëmundjen, ka shtuar ai. “Por ky është një rrezik për Zvicrën”. Sepse specialistët janë të pazëvendësueshëm në luftën kundër Covid-19.