Incident në një fshat të Strugës, arrestohet 31 vjeçari

0
13
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Policia e Strugës njofton se në një pikë karburanti në fshatin Drasllajca të Strugës, dje ka ndodhur një incident i shkaktuar nga një burrë 31-vjeçar nga Struga, i cili prishi rendin dhe qetësinë publike duke bërtitur dhe me sjellje të pahijshme ndaj punonjësve. I dyshuari sipas policisë së Strugës ka hedhur produktet dhe një pjesë të inventarit të objektit.

Policia e Strugës informon se personi është privuar nga liria dhe pasi të dokumentojë plotësisht ngjarjen, do të ngriten akuza ndaj tij.