Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIncident i armatosur në Haraçinë, gjuan kushëririn me “kallash”

Incident i armatosur në Haraçinë, gjuan kushëririn me “kallash”

Ministria e punëve të brendshme ka njoftuar për një incident të armatosur që ka ndodhur në fshatin Orllancë të komunës së Haraçinës.
Sipas policisë, të dielën rreth orës 14 e 30 minuta, N.S. (33) ka denoncuar në polici se të njëjtën ditë rreth orës 13, pasi ka arritur me traktor në oborrin e tij, ka dërgjuar një krismë arme pas shpine.

Pasi ka zbritur nga traktori ka vërejtur se kuëshëriri i tij, M.S. ka mbajrut pushkë automatike në dorë, urse dy vëllezërit e tij kanë tentuar ta pengojnë, me ç’rast M.S. ka ikur.

Pas një kohe të shkurtër, deri sa N.S. ka qëndruar në oborrin e tij bashkë me nënën, gruan dhe tre fëmijët, sërish ka arritur kushëriri i tij M.S. dhe me pushkë automatike ka shtënë disa rafale në drejtim të N.S., dhe pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lëdnuar, kurse sipas policisë, shkak për incidentin ka qenë mosdurimi mes veti për shkak të mosmarrëveshjeve pronësoro-juridike. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe ka kryer hetime. /Express/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments