Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiImer Imeri nga Aleanca: Koalicioni lokal në Strugë, për interesa të ngushta...

Imer Imeri nga Aleanca: Koalicioni lokal në Strugë, për interesa të ngushta dhe jo për qytetarët!

Imer Imeri nga Aleanca: Koalicioni lokal në Strugë, për interesa të ngushta dhe jo për qytetarët!

Imer Imeri, këshilltar komunal dhe kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë thotë se koalicioni lokal në Strugë është një farsë dhe një lojë e ulët e lidhur veç për interesa personale të dikujt dhe aspak në të mirë të qytetarëve. Sipas tij fati i këtij koalicioni komunal do varet nga këshilltari i partisë së Xingos dhe e gjithë kjo lojë fatkeqësisht bëhet në kurriz të interesit të qytetarëve.
Imeri thekson se seanca e sotme e Këshillit të Komunës së Strugës ishte skandaloze dhe aspak e përgatitur, ku u luajtën lojëra të ulëta nga BDI-ja vetëm që ta marrë kryetarin e Këshillit edhepse renditet e treta për nga përkrahja e votuesve.
“Është koalicion shumë artificial i lidhur për interesa të ngushta të disa personave dhe aspak në të mirë të qytetarëve. Mënyra se si u zgjodh kryetari i këshillit nuk ishte aspak parimore dhe e drejtë, por ato i kishin bërë planet dhe pazaret e tyre duke ndërtuar një lloj shumice aspak stabile dhe të varur nga këshilltari i Xingos. Ne i dënojmë pazaret në kurriz të qytetarëve dhe garantojmë se do jemi zëri i atyre që na votuan dhe që janë të shumtë në numër”- theksoi mes tjerash Imer Imeri nga Aleanca për Shqiptarët.
Përndryshe në zgjedhjet lokale në Strugë, parti e parë me më shumë vota dhe numër këshilltarësh doli Aleanca për Shqiptarët, e cila fitoi 8 vende në këshillin komunal. Partia e dytë llogaritet LSDM-ja, ndërsa BDI-ja renditet në vendin e tretë me 6 këshilltarë.
Votat maqedonase në raundin e dytë zgjedhor përcaktuan fituesin e zgjedhjeve lokale në Strugë.
Imer Imeri-këshilltar i Aleanca për Shqiptarët

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments