Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniIlir Hasani i drejtohet Ali Ahmetit: Kryetari i Kumanovës duhet të jetë...

Ilir Hasani i drejtohet Ali Ahmetit: Kryetari i Kumanovës duhet të jetë shqiptar, bëja qaren!

Kandidati i zonës numër 1 i renditur i dyti, Ilir Hasani mbrëmë në Kumanovë tha se duhet ne të ardhmen edhe Kumanova të ketë kryetarin shqiptar dhe iu drejtuar liderit të BDI-së , Ali Ahmetit që t’ia bën qaren.

Ai gjithashtu shtoi se kandidatit të BDI-së ia kanë zili të gjithë për përgatitjen e tij, si në aspektin profesional dhe intelektual ashtu edhe në atë moral e të dukjes dhe shtoi se është krenar me Bujar Osmanin.

Ai tutje shtoi se qyteti i Kumanovës duhet t’u takojë shqiptarëve.

“Unë jam vërtet krenar që një kandidat i cili BDI e kandidoi në këto zgjedhje për President të shtetit, i ka performancat aq të mira, si në aspektin profesional, aspektin intelektual, aspektin moral, në aspektin e dukjes saqë do ua kanë zili edhe komshinjtë, shtetet rreth e rreth por mos të them edhe më larg. Ua kanë zili se kemi këso kandidati për kryetar të shtetit. Një kandidat i tillë në një shtet demokratik, në një shtet normal sot ose pas disa ditëve, në raundin e parë do ta kishin bërë kryetar, andaj faleminderit kryetar Ahmeti që na e solle në pah presidentin Bujar Osmani”, tha Hasani.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!