Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëIkin nga 123 mjekë, Kosova në rrezik të mbetet edhe pa 1200...

Ikin nga 123 mjekë, Kosova në rrezik të mbetet edhe pa 1200 specialistë

Ikja e mjekëve nga Kosova po vazhdon edhe në këtë kohë pandemie, kushtet jo të mira në punë, paga e ulët dhe synimi për një jetë më të mirë, janë vetëm disa nga arsyet që po i shtyjnë mjekët të largohen nga Kosova.

Viteve të fundit, largimi i mjekëve nga Kosova, kryesisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian, është parë si problematikë nga zyrtarët shëndetësorë.

Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve të Kosovës nga janari e deri më 1 tetor të vitit 2021, nga Kosova janë larguar 123 mjekë, kryesisht të rinj rreth moshës 31 vjet.

Kryetari i OMK-Së, Pleurat Sejdiu thotë se trendi i ikjes së mjekëve nga Kosova është në rritje.

Sipas tij, kushtet e punës, mungesa e ngritjes profesionale dhe pagat janë tri nga arsyet kryesore që po përmendin mjekët kur kërkojnë leje për t’u larguar jashtë vendit.

“Ju njoftojmë se Oda e Mjekëve të Kosovës për vitin 2021 ka lëshuar gjithsejtë 123 Certifikata mbi të kaluarën etike dhe profesionale. Mosha mesatare e mjekëve të cilët e kanë tërhequr certifikatën mbi të kaluarën etike për këtë vit, është 31 vjet. Sipas pyetësorit të OMK-së, arsye kryesor e tërheqjes së Certifikatës mbi të kaluarën Etike dhe Profesionale del të jenë kushtet e punës, në kuptim të ambientit të vendit të punës, cilësia e shkollimit specialistik dhe të ardhurat e ulëta”, thotë ai.

Sipas kryetarit të Federatës Sindikale të Shëndetësisë (FSSH), Blerim Syla, largimi i mjekëve të rinj është alarmant, derisa siç thotë ai, brenda vitit po ik një gjeneratë e tërë.

“Është një gjendje para kolapsit nëse mendojmë pak më larg sepse shkojnë aq shumë mjek brenda vitit i bëjnë një gjeneratë e tërë brenda një viti. Por brenda 10 viteve parashihet që të pensionohen afër 1200 specialistë dhe Kosova i ka krejt 3200 specialistë, imagjinojeni tani se çfarë situate është ka na pret dhe vërtet kjo është shqetësuese. Arsyeja e mjekëve qe po largohen është jo perspektiva edhe në rrafshin financiar, një mjek specialist për të mbajt në Kosovë më 650 euro, nuk po shohin asnjë perspektiv për fëmijët e tyre”, thotë Syla.

Ndryshe sipas të dhënave, paga e mjekëve në Kosovë është 650 euro, derisa, shembull në Gjermani, ata paguhen deri në 4,000 euro./arbresh.info/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!