Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiIdris Reçi, për 25 vite e fshehu nga sllavët ditarin e parë...

Idris Reçi, për 25 vite e fshehu nga sllavët ditarin e parë të shkollës në Livadhi, ku në ballinë shkruhej “Mbretëria Shqiptare”

Prof. Dr. Nebi Dervishi

Më 15 Tetor 2018, u nda nga jeta Mësues Idriz Kurtish Reçi, arsimtarë i dhjetra gjeneratave. Varrimi u bë në varrezat e fshatit Livadhi të Strugës, në praninë e mijëra arsimdashës, familjarë, ish nxënësit dhe mysafirë të shumtë nga të gjitha trevat shqiptare…
Pra, na iku edhe Zoti mësues Idriz, pishtar dhe veteran i arsimit shqip në rrethinën e Strugës dhe më gjërë. Është një humbje e madhe dhe e pakontestueshme që mjedisi strugan do ta ndjej gjatë. E kuptoj, një klishe kjo që nuk shmanget dot, sepse në fund të fundit, ikja nga jeta e çdo kujt është një humbje për familjen, për të afërmit për shokët e miqtë, e cila është krejtë njerëzore. Por, ndarja me Mësues Idrizin shkon përtej kujtimeve dhe nxit për refleksion.
Personalisht dhe gjenerata e ime dhe para meje, sa mbaj mend unë, gjithmon zotin Idriz Reçi e kemi thirrur me zoti Mësues. Fjala mësues, sa e ëmbël është!? Sa shumë vargje u derdhën nga poetët për këtë fjalë të madhe. Çfar privilegji ishe të jesh mësues si zotëri Idriz Reçi – nga Livadhia e Strugës.
Fjala “zotëri”, sikur ishte shpikur vetëm për mësuesin Idrizin.
Ashtu, edhe ishte dikur. Zotri ishte vetëm mësuesi. Kjo parashtesë e fjalës mësues nuk përdorej për njerëzit e tjerë, bile as për ata më të pasurit. Sa krenari ishte dikur, në vitet 50-60 të shek. XX, të jeshë mësues, pra, edhe në periudhën e sundimit të njëmendësisë komuniste, kjo fjalë mbijetoi. Mësuesi ishte me të vërtetë “Zotëri”.
Për këtë figurë që është idealizuar aq shumë (ku pa dyshim bënte pjesë edhe mësues Idrisi) askush nga gjeneratat e mija nuk besonte se ishte njeri si të gjithë të tjerët, nuk besohej se bënte punë të zakonshme si gjithë njerëz. Dhe është shumë e vërtetë se mësuesi dallohej nga të tjerët. Dallohej pikësëpari se ishte intelektualë, dinte shkrim e lexim, i mësonte fëmijët, ishte i veshur dhe fliste tjetërfare nga të tjerët, e fliste guhën e shkollës apo atë letrare siç do të themi më vonë.
Sado që mundohesh të gjejsh shprehje e fjalë të zgjedhura e më të qëlluara, kur të lind ideja të shprehësh sinqerisht mirënjohjet ose me rastin tonë ndarjes nga jeta të mësuesit Zot. Idriz Reçi, një person të merituar e model i arsimit, duket se asnjëherë se ke qëlluar, dhe se ke thënë të vërtetën deri në fund. Kjo, përarsye se vepra që bëjnë këta njerëz në të mirën e kombit, qofë edhe në fushën e arsimit, kulturës dhe edukimit të brezave, është thënë gjithmon pak. Kjo na bie ndërmend sidomos në raste të veçanta, fjala vjen kur mbahet një manifestim me karakter arsimor ose kombëtar. Dhe, si për çudi harrojmë, me ose pa vetëdije, që të bëjmë vlersime reale e të mirëfillta për këto vlera e personalitete që i ka populli ynë në mesin tonë.
Njëri ndër mesuesit veteran të gjeneratës së parë, që mësimet e para i kreu në shkollën e parë shqipe në Livadhi të Strugës, që u hap më 11 dhjetor 1941, është edhe mësuesi Idriz Reçi.
U lind më 3 mars të vitit 1935 në fshatin Dollogozhdë të Strugës. Rrjedh nga një familje arsimdashëse e fshatare, e cila në vitin 1938 shpërngulet në Livadhi. Shkollën fillore e kreu në Livadhi në vitet 1941-1944, duke pasuar mësuesin, pishtarin e arsimit kombëtar Enver Paluqin nga Elbasani, ndërkaq shtatëvjeçaren në Shkollën “Liria” të qytetit të Strugës, ku në mes të tjerëve pedagogë ka pasur Jusuf Skoron, Sami Shehun, Myfit Sinojmerin dhe shumë e shumë të tjerë.
Në vitin 1949 z. Idriz Reçi regjistrohet në Normalen “Liria” në Shkup dhe Tetovë (1950-1952). Pas mbarimit të Normales me vendimtë Ministrisë së Arsimit, në viin shkollor 1953-1954 për herë të parë emërohet mësues në Shkollën Fillore “Fadil Vinca” në Veleshtë, ku punoi deri 1955. Nga Veleshta transferohet në Shkollën Tetëveçare “Bashkimi” në Dollogozhdë, e pas dy viteve punë transferohet në Shkollën periferike “Aki Dika” në Livadhi, ku punoi pandërprerë më shumë se 35 vite deri sa doli në pensionimin e merituar në vitin 1994.
Për punën, angazhimet dhe aktivitetet e mësues Idrizit ka shumë gjëra për t’i shkruar, duhet një monografi e tërë, si për kontributin e madh në misionin e shenjë të mësuesit veteran, ashtu edhe për rezultatet e tija të arritura me nxënësit e tij. Por, një gjë është e vërtetë se ish nxënësit e tij janë kuadro të çmuara në shumë fusha, si mjekë, doktorë shkencash, juristë, ekonomistë, profesor, studiues, muzicient, etj. Krahas kontributit në arsimimin dhe edukimin e brezave e gjeneratave, falë kujdesit të ëmsuesit Idriz, Shkollës sonë “Aki Dika” në Livadhi i ka ngelur edhe një dokument me vlera të çmueshme, pra, Ditari i Shkollës së parë të vitit shkollor 1941-1942 (11 dhjetor), pa ndihmesën e të cilit jam më se i sigurtë se nuk do të ruhej (do të zhdukej).
Për këtë moment mësues Idrizi, duke pirë kafe në motin e largët 1990 do të rrëfejë:
“Kur nisa me punë në Livadhi, më duket se ishte fundi i viteve ’50 të shek. XX, u hap fjala se nëpër shkollat tjera, nga ana e pushtetit të atëhershëm monist, mirreshin dokumentacioni nga arkivat e shollave. Unë, pa humbur kohë, i mora të gjitha dokumentet e arkivit të shkollës, si dhe të gjitha librat nga bibloteka e shkollës. Pasi i kontrollova të gjithë një nga një, aty gjeta shumë dokumente me vlerë, por edhe mjaftë libra. Ndër ato mendojë se veprova mirë, që e hoqa edhe ditarin, e parë të shkollës së Livadhisë të vitit shkollor 1941-1942, e cila ishte me kopertina të gjelbërta. Në ballinë të ditarit shkruhej: “Mbretëria Shqiptare”, ndërsa në brendi ishin të evidentuara emrat e 43 nxënësve të vitit të parë, në mesin e të cilëve edhe emri im (Idriz), si dhe kuptohet suksesin për të gjithë nxënësit. Ditarin e mbajta të fshehur në shtëpinë time për rreth 25 vjetë dhe më pas po ta jap ti, Nebi Dervishi, si ish nxënës i kësaj vatre të arsimit për ta rojtur…” këtë, ditar publikisht dhe bashkarisht e nxorrën më 11 dhjetor 1991, me rastin e 50 Vjetort të Shkollës së parë në Livadhi (1941-1991).
Duke përfunduar rrëfimin e tij për Ditarn e parë, mësues Idrizi, vite më vonë, përsëri në një ndeje rasti, më pyeti, Nebi çka u bë me origjinalin e Ditarit? I tregova, se atë pasi e fotokopjova ia dhurova me numër protokoli Arkivit Qendror të Shtetit Shqiptar në Tiranë, për ta arkivuar dhe konservuar se filloi të dëmtohet nga pluhuri dhe lagështia, ndërkaq një kopje ruhet edhe në arkivin e shkollës.
Misionin e shenjtë të mësuesit zotri Idriz e ushtroi me entuziazëm, përkushtim profesional, i ashpër e parimor dhe mësues model, dhe për këtë gëzonte respekt dhe dashuri. Ai dallohej në proçesin edukativo-arsimor, por edhe në aktivitete të tjera të ndryshme jashtë shkollore. Për këto aktivitete shpeshë herë është dekoruar me mirënjohje publike.
Emri i mësues Idrizit do të kujtohet për herë nga ne që e patëm fatin të jemi nxënësit e tij, të punojmë së bashku gjithë këto vite, si dhe nga gjeneratat që do të vinë për shembullin e sakrificës e punës vetmohuese model në vete.
I jemi mirënjohës për aq sa ka bërë. Ia kishim lakminë dhe shembulli i tij na mësoi dhe na dhurojë forcën se si duhet mbajtur gjallë aktiviteti arsimor dhe kulturor.
Jemi krenar që të patëm. Vepra Juaj do të vazhdojë gjeneratë pas gjenerate!
Lamtumirë Zoti Mësues Idriz Reçi, të qoftë dheu i lehtë në botën e amshuar!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!