Saturday, June 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiIdri Istrefi:Nga Struga deri në Austri kanë përfunduar milionat e klanit Merko-Kadriu(Dokument+Foto

Idri Istrefi:Nga Struga deri në Austri kanë përfunduar milionat e klanit Merko-Kadriu(Dokument+Foto

Të nderuar qytetarë, kjo është dalja e ime e fundit për këtë fushatë zgjedhore. Prandaj po e shfrytëzoj të ndaj me ju vazhdimin e mega skandalit korruptiv të Ramiz Merkos dhe Armen Kadriut, të cilët janë bërë milionerë me paratë e qytetarëve të Strugës.
Para disa ditëve publikuam transaksionet bankare me të cilat dëshmohej lidhja e dyshes Merko-Kadriu me firmën Siti Lajt. Mbi 8 milionë euro transaksione të dyshimta që përfundojnë në xhepat e Ramiz Merkos dhe Armen Kadriut. Milionat e zhvatura dhe vjedhura nga qytetarët e Strugës, këta njerëz, i shfrytëzojnë për të investuar në biznese ndërtimi, për të blerë toka në vende atraktive, banesa jashtë shtetit, madje edhe duke ndërtuar shtëpi në vende europiane.
Dokumentet që ne kemi siguruar tregojnë pronën e familjeve Merko, Kadriu dhe të Universitetit Privat të tyre, të cilën e kanë siguruar vetëm gjatë kētij mandati. Në emër të universitetit janë blerë disa parcela në vende atraktive në qytet, pranë plazhit. Parcela janë blerë edhe në emër të Ramiz Merkos, djalit të tij Genc Merkos dhe në emër të bashkëshortes së Armen Kadriut, Besa Kadriu.
Në emër të bashkëshortes së tij, Armen Kadriu ka ndërtuar edhe dy shtëpi në St. Polten të Austrisë. Ka dhe shumë të tjera. Miliona euro para të fituara pa djersë. Struganë të dashur, të dielën vjen fundi i keqpërdorimeve.
Struganë të dashur, kjo mesa duket është vetëm maja e ajsbergut të këtij klani të organizuar kriminal. Gjatë kësaj fushate 1 mujore, na erdhën kaq shumë dokumente kompromentuese, aq sa edhe nuk patëm kohë ti shpalosim me detaje. Mund të merret me mend se sa e sa shkelje të tjera ka bërë kjo dyshe në Komunën e Strugës.
Struga do të rikthehet në duar të qytetarëve. Kriminelët do ta marrin trajtimin e duhur. Dilni votoni masovikisht. Rrethoni numrin 6 dhe ta festojmë fitoren e madhe. Ju faleminderit.

Почитувани граѓани, ова е мојот последен настап за оваа изборна кампања. Затоа го користам за да го споделам со вас продолжението на мега корупцискиот скандал на Рамиз Мерко и Армен Кадриу, кои со парите на граѓаните на Струга станаа милионери.
Пред неколку дена ги објавивме банкарските трансакции кои ја докажаа поврзаноста на дуото Мерко-Кадриу со компанијата Сити Лајт. Над 8 милиони евра сомнителни трансакции кои завршуваат во џебовите на Рамиз Мерко и Армен Кадриу. Милионите изнудени и украдени од граѓаните на Струга, овие луѓе ги користат за инвестирање во градежни бизниси, за купување земјиште на атрактивни места, станови во странство, па дури и за изградба на куќи во европските земји.
Документите кое ги обезбедивме го покажуваат имотот на семејствата Мерко, Кадриу и нивниот приватен универзитет кој го обезбедиле само во овој мандат. Во име на универзитетот се купени неколку парцели на атрактивни места во градот, во близина на плажата.
Парцелите се купени и на име на Рамиз Мерко, неговиот син Генц Мерко и на име на сопругата на Армен Кадриу, Беса Кадриу. Армен Кадриу во име на сопругата изгради уште две куќи во Св. Полтен од Австрија. Има уште многу. Милиони евра заработени без пот. Почитувани Струга, во недела доаѓа крајот на злоупотребите.
Драги стружани, ова е очигледно само врвот на ајсберг, на овој организиран криминален клан. За време, на оваа месец кампања добивме толку многу компромитирачки документи, а немавме доволно време да ги откриеме со детали. Може да се предпоставува уште колку прекршоци направил овој пар во општина Струга.

Струга ќе се врати во рацете на граѓаните. Криминалците ќе добијат соодветен третман. Излезете и гласајте масовно. Заокружете го бројот 6 и прославете ја големата победа. Ви благодарам.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments