Wednesday, May 8, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiIdri Istrefi ka një mesazh për votuesit e Ramiz Merkos

Idri Istrefi ka një mesazh për votuesit e Ramiz Merkos

Idri Istrefi ka një mesazh për votuesit e Ramiz Merkos

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Strugës Idri Istrefi përmes një video mesazhi është drejduar ndaj votuesve të oponentit të tij politik Ramiz Merko.

Mesazhi i plotë:

Po i drejtohem atyre që deri dje kanë besuar sado pak se Ramiz Merko mund të ndryshojë për mirë.
Po, më dëgjuat mirë. Ky është një mesazh për të gjithë ata që në një mënyrë a tjetër kanë pasur besim te kudërshtari im politik, Ramiz Merko.
U mundova që me fakte tu argumentoj se si klani i pushtetit aktual qarkullon para të majme, miliona euro ndërmjet veti, një pjesë e madhe e së cilave janë mund dhe djersë e juaja.
Ata në emrin e popullit, në emrin e votuesve të thjeshtë të tyre, në emër të Strugës janë pasuruar për vete.
Ata të marrin me të mirë për 3 javë në fushatë. Të premtojnë punë si shef e pushime në Dubai. E çfarë nuk premtojnë?!

Por, ajo që ata bëjnë nuk është tjetër veçse pasurimi i tyre në kurrizin e sinqeritetit tuaj.
Unë zotohem se asnjë punonjës i thjeshtë në administratë nuk do të ketë arsye të shqetësohet. Unë nuk jam hakmarrës. Nuk mund të jesh hakmarrës me vëllezërit e tu. Hakun do ja japim veç atyre që kanë bërë miliona duke vjedhur nga xhepi i çdo strugani.
Është momenti të reflektojmë së bashku. Është momenti që koalicionin tonë të madh ta kthejmë në një fitore të madhe, në një shpresë të madhe për një Strugë të re, pa shefa shantazhues, pa drejtorë arrogantë, pa kryetar në hije që mbledh haraç, pa kryetar që tallet me një qytet të tëre, por me njerëz të punës e nderit, njerëz të guximit e të vullnetit të mirë.

Ju ftoj edhe njëherë, vëllazërisht, të mendoni 6 herë për momentin në të cilin ndodhemi, e ta rrethosh po atë numër,6-ën e ju premtoj se nuk do t’ju zhgënjej. Programi im është zgjidhja, fjala dhe nderi im është garancia se Strugën do ta bëjmë një vend më të mirë për të jetuar.-theksoi kandidati Istrefi.

https://www.facebook.com/102675795480979/posts/126311149784110/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments