Thursday, May 9, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniIbrahimi: Në dhjetor ka Qeveri të re pa BDI-në (VIDEO)

Ibrahimi: Në dhjetor ka Qeveri të re pa BDI-në (VIDEO)

Shumicë e re parlamentare pa BDI-në dhe LSDM-në deri në fund të vitit, paralajmëron Zeqirija Ibrahimi nga koalicioni Alternativa-Aleanca për Shqiptarët. Ibrahimi në Emisionin Debativ në TV Shenja theksoi se numrat e zgjedhjeve lokale kanë lëkundur koalicionin qeveritar. Disa parti pjesëmarrëse në koalicion tashmë janë gati të kalojnë në anën tjetër sipas tij.

Zeqirija Ibrahimi, Alternativa
“Në pushtetin që do të jemi ne me VMRO-në dhe partitë e tjera më të vogla nuk ka vend për BDI-në. Eventualisht atje tash po flitet për përçarje të brendshme, nëse do të ikë ndonjë deputet dhe të kalojë këndej. Nuk e dimë se si i bëhet asaj pune, por si parti BDI-në nuk e zbardh dhjetori në Qeveri. Andaj ne po bëhemi gati edhe për një shumicë të re parlamentare, për një qeveri të re, e cila jam i sigurt se do të sjell të mira për të gjithë qytetarët, në këtë rast edhe qytetarët e Çairit tonë”.

Përkundër përgatitjes të shumicës së re parlamentare, Ibrahimi tha se koalicioni Alternativa-Aleanca për Shqiptarët gjithsesi do të jetë pjesë e pushtetit lokal në Qytetin e Shkupit, edhe atë me disa drejtori të mëdha në kompetencë të qytetit. Për këtë tashmë ka marrëveshje me kryetaren e ardhshme të Shkupit, Danella Arsovska.

Zeqirija Ibrahimi, Alternativa
“Ne jemi dakorduar me të që disa nga ndërmarrjet që i udhëheq Qyteti i Shkupit të menaxhohen nga eksponentë të koalicionit tonë në Shkup, dhe kjo e ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejt qytetarin edhe të Çairit në këtë rast. Ose ‘Ujësjellësi dhe Kanalizimi’, ose Higjiena Komunale, ose Parqe dhe Gjelbërime, ose Ndërmarrja për autobusët, së paku 2 nga këto duhet t’i takojnë koalicionit. Këto janë resurse të mjaftueshme që plot halle të qytetarëve tanë të mund t’i zgjidhim ne. Pavarësisht çfarë ndodh në planin e përgjithshëm në shtet, ne si koalicion do të jemi pjesë e pushtetit lokal të Qytetit të Shkupit”.

Sekretari për Marrëdhënie me Publikun i Alternativës Zeqirija Ibrahimi foli edhe për matematikat e partive politike për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Konkretisht për Tetovën, ai tha se votuesit e Alternativës janë të lirë të votojnë sipas bindjes së tyre, ndërsa deri tani nuk ka një vendim të përbashkët të koalicionit për përkrahjen e ndonjërit kandidat.

Zeqirija Ibrahimi, Alternativa
“Asnjë parti nuk i ka votuesit në shportë që shkon ia jep kandidatit tjetër. Bile më duket ofenduese të flasim ne se ne ia japim votat tona atij ose tjetrit. Aq më tepër dikush që nuk jeton në atë komunë të flasë në emër të njerëzve që aty jetojnë. Deri sot që po flasim nuk ka asnjë qëndrim zyrtar të koalicionit tonë se çfarë do të mbështesim në rrethin e dytë. Kjo vlen për të gjitha komunat, jo vetëm për Komunën e Tetovës. Qëndrimi deri tani është që ne nuk mund të marrim anë dhe tu themi votuesve shkoni andej ose këndej. Ata janë të lir
ë që ta shprehin vullnetin e tyre me bindjen e tyre, me gjykimin e tyre dhe sipas asaj që ata e ndjejnë se duhet të bëhet në komunën e tyre”.

Ibrahimi shpjegoi se po vijon një mobilizim më i madh për përmbysjen e rezultatit në Çair në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale më 31 tetor. Këto dhe më shumë çështje u trajtuan në Emisionin Debativ të televizionit Shenja, i cili transmetohet sonte në orën 20:40. /SHENJA/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments