Doli nga shtypi libri me tregime, ” Shtatembëdhjetë tregime dhe një përrallë” i autorit Ibrahim Abedini nga Zagraçani i Strugës,informon Struga Ekspres.
“Tregimet trajtojnë tema të së kaluarës dhe të kohës së tashme, kryesisht nga rrethi i Strugës dhe më gjerë. Ato jo vetëm që trajtojnë tema nga jeta por japin edhe mesazhe të forta që lexuesin e kthejnë pas në kohë të shkuara të historisë tragjike të shqiptarëve por njëherit edhe i japin forcë dhe kenaqësi se si duhet shkuar përpara”, shpehet për Struga Ekspres,autori i librit të sapo botuar dhe që lexuesit do të kenë mundësinë së shpejti për ta lexuar!
Ibrahim Abedini êshtê autor edhe i shumë librave të tjerë të cilat lexuesi shqiptar i ka mirëprititur gjithmonë!
(Struga Ekspres)