Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiIbrahim Abedini: Nuk vritet luani

Ibrahim Abedini: Nuk vritet luani

Nuk vritet luani
(Kushtuar politikanit të moderuar,
atdhetarit të flaktë, Ziadin Sela)
Më njëzet e shtatë prill të shanë
Në kuvendin e të pabesëve të vranë
Të ranë, të shtruan e të gjakosën
Mizorët rrëshqënjazi të tërhoqën

Thanë e vram e mori fund
Ky shqiptar që s’u bindet kurrë
Të tjerët do t’i hedhim në litar
Mbatanë mbi urë mbi vardar

Turmat zombie-maqedonë
Çjerrnë fytin qitnë dhëmbë
Të mos lëm shqiptar më këmbë
Mos të marrin asnjë pëllëmbë

Posht tradhëtarët që mornë hak
Rrojnë ndër ne han me një çanak
Natën janë dhelpër ditën bëhen heronj
Duhet hequr pisat se po na verbojnë

Ziadin Sela është i gjallë
Është yll e është ar
Është pellazg e është Ilir
Shqiponja dykrenare e ka bir

O të jugut, ore sllavë
Lini vrasjet me një anë
Shqiptarin s’e zhduk orkani
Që kur ka lind shpirt kapedani

I tërë sllavi u lemerit
Si e vramë e prap u ngrit
Nuk vdekurka, qenka i rrallë
Por si krishti prap u ngjallë

Deshten të të vrasin idealin
Ardhacakët pa identitet
Njëlloj si grekët Aleksandrin
Që të bëhen zotër, që të mbesin vet

Lum Livadhia që të rriti
Lum shqiptarët që të kanë
S’je i vetëm, o vigan
Ke një popull, o strugan…

-Shkruar nga Ibrahim Abedini
Maj/2017 Göteborg- Suedi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!