Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaIATA: 40% e pasagjerëve duhet të presin gjashtë muaj për fluturime

IATA: 40% e pasagjerëve duhet të presin gjashtë muaj për fluturime

Në mbarë botën, 40% e pasagjerëve do të përgatiten të presin të paktën gjashtë muaj ose më shumë për udhëtime ajrore për shkak të pandemisë globale të koronavirusit të ri (COVID-19), sipas një studimi të kryer të martën nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).
“Ndërkohë, 60% parashikojnë se ata mund t’i kthehen udhëtimeve ajrore, një deri në dy muaj më vonë pasi të vihet në kontroll pandemia e COVID-19″, thuhet në deklaratën e IATA-s.”Vetëbesimi i pasagjerëve do të vuajë një përkeqësim të dyfishtë edhe pasi pandemia të vihet në kontroll, si pasojë e rënies të të ardhurave ekonomike përballë një recesioni të afërt”, theksoi në një deklaratë Alexandre de Juniac, drejtori i përgjithshëm dhe drejtor ekzekutiv i IATA.

“Qeveritë dhe industria duhet të jenë të shpejta dhe të koordinuara me masa forcuese të besimit”, shtoi ai.

“Në vendet ku rastet e reja të koronavirusit kanë nivele të ulëta, ka indikacione se pasagjerët po i kthehen sjelljes së tyre të udhëtimit në një mënyrë të kujdesshme”, theksoi IATA, duke shtuar se një kthim i menjëhershëm i pasagjerëve nga rënia katastrofike e kërkesën duket i pamundur.

“Njerëzit ende duan të udhëtojnë”, tha de Juniac, duke shtuar se ndërsa vendet heqin kufizimet, masat për rritjen e besimit do të jenë kritike për rifillimin e udhëtimeve dhe për të stimuluar ekonomitë.

“Ndërsa të ardhurat e pasagjerëve pritet të jenë 314 miliardë dollarë, ose 55 % më pak këtë vit sesa në vitin 2019, kërkesa në tremujorin e dytë të vitit 2020 vlerësohet të ulet me 80% ose më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, sipas IATA-s.IATA përfaqëson rreth 290 linja ajrore që përbëjnë 82% të trafikut global ajror.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments