I sëmuri votoi sot dhe pas një ore ka ndërruar jetë

0
19
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Në Komunën e Gostivarit sipas të dhënave nga Komisioni Komunal Zgjedhor, për raundin e dytë votuan sot 123 te sëmurë që shënon 39 persona më tepër nga raundi i parë i datës 15 tetor.

Por, për dallim prej para dy javësh sot dita e votimeve për të sëmurët ka kaluar nën hijen e ngjarjes që ndodhi në fshatin Zdunjë. Një orë pasi kishte votuar, ka ndërruar jetë banori i moshuar i Zdunjës, njofton Flaka.

Në listë për të votuar në raundin e dytë ka qenë edhe një person i paraburkosur.

Në Komunën e Gostivarit të drejtë vote kanë 79.610 qytetarë në gjithsej 121 vendvotime. Flaka