Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaI rrahin shoqet e shkollës dhe e postojnë videon në rrjetet sociale...

I rrahin shoqet e shkollës dhe e postojnë videon në rrjetet sociale (VIDEO)

Policia Postare e Catania njoftoi dy vajza të moshës 14 dhe 11 vjeç, sulmuan dhunshëm dy bashkëmoshatare të tyre ndërsa largoheshin nga shkolla, duke i kërcënuar dhe shkaktuar lëndime personale. Rasti i tyre po ndiqet nga prokuroria lokale për të mitur.

Njëra prej tyre e filmoi dhunën me një smartphone dhe e postoi videon në rrjetet sociale.

Viktimat e dhunës, të cilët ishin trajtuar në spital, gjithashtu u kërcënuan me hakmarrje.

“Nëse më raportoni, do të largoheni nga Catania”, thuhet në tekstin e një mesazhi që u ishte dërguar.

Hetimet filluan pas denoncimit të drejtuesit të shkollës dhe policisë postare.Sherri mendohet të ketë lindur për arsye banale.

Prokurori për të mitur urdhëroi marrjen në pyetje të katër vajzave, konfiskimin e pajisjeve mobile dhe heqjen e videos.

Dy nxënëset 14 vjeç dhe 11 vjeç u raportuan nga policia postare, por vajza më e vogël nuk do të ndiqet penalisht për shkak të moshës së vogël.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments