Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniI ka ardhur faturë e EVN-së në vlerë prej 53 mijë euro...

I ka ardhur faturë e EVN-së në vlerë prej 53 mijë euro (dokument)

Mbi 53 mijë euro para dy viteve ishte një faturë e energjisë elektrike e një konsumatori në Tearcë të Tetovës. Kjo faturë ishte publikuar në forumin social “Ta heqim 33 për qind, prej faturave të EVN” në facebook.
Fatura e publikuar është zyrtare dhe se ajo i është dërguar këtij forumi ku konsumatori ka theksuar se kjo faturë e fryrë është një “Bombë nga EVN dhe për EVN!”.

“53.813 euro apo mbi 3 milionë denarë duhet te paguaj për një muaj që i bie nga 1793 euro në ditë. A thua vallë si e harxhoi ky njeri gjithë këtë energji !!!”, shkruan ky forum social në facebook.
Përmes këtij forumi qytetarët shprehin shqetësime nga mospërballimi i faturave të larta
të energjisë elektrike. Aty janë publikuar edhe disa fatura skandaloze dhe me çmime të
larta, ku një qytetarë shqiptarë nga Tetova që jeton në Itali ka shkruar se në Itali jeton
dhe paguan 60 euro në muaj, ndërsa në shtëpinë e tij në Tetovë ku nuk jeton askush
dhe nuk harxhohet asnjë kilovat energjie, i vijnë faturat prej 2 mijë denarëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments