Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShëndetësiI infektuar me Covid, humb jetën kirurgu Agron Menzelxhiu

I infektuar me Covid, humb jetën kirurgu Agron Menzelxhiu

Një tjetër humbje jete është shënuar nga koronavirusi në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë.

Këtë të dielë ka humbur jetën kirurgu i Sanatoriumit Agron Menzelxhiu, i infektuar me Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga kolegu dhe kushëriri i tij mjeku Petrit Vargu.

Agron Menzelxhiu djali tezes sime!Si na le!Doktori i palodhur qe sja kurseve ndihmën askujt!Si mund të ikësh kështu nga covidi vetëm sepse u shtrove në spital për një pathollogji banale!Mjeku njeriu mirë që luftove gjithmonë për jetën e njerëzve!Lamtumire babaxhan i mire qe te miren ja doje te gjitheve!Askush nuk mund te tjetersoj,ti do te mbetesh gjithmone ai,ai qe te njef i gjithë populli!Te qoftë dheu i lehtë,o banor i ri i xhenetit!”, shkruan mjeku Vargu.

Ndërkohë deri më tani kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, mjeku i QSUT-së Arjan Pushi, mjeku në spitalin e Pukës Hysni Shkjau dhe mjeku Anibal Byberi, pneumolog në Tropojë.e.su./abcnews.al

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments