I dashur hoxhë, mos na fol ti neve për SABRIN!

0
10
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Një hoxhë hipi në minber (hutbe) për ta mbajtur hutben dhe filloi të flasë për durimin dhe sabrin ndaj sprovave dhe problemeve të kësaj bote. Pas pak, fjalën e tij ia ndërpreu një musliman, i cili punonte si pastrues, duke i thënë:

«I dashuri hoxhë, ti ke ardhur në xhami me një automobil të shpejtë dhe të shtrenjtë, me rroba të bukura dhe të shtrenjta, i parfumuar me parfumin më të mirë, aroma e të cilit e mbushi tërë xhaminë. Unë do të doja që ti me mua të punosh vetëm një ditë, dhe nga mëngjesi deri në mbrëmje t’i pastrojmë rrugët në këtë të ftohtë, e të shohësh se çka është sabri.
Unë për çdo ditë jam duke e bërë këtë punë të rëndë e të ndotur dhe në fund të muajit marr një pagë, shuma e së cilës nuk e tejkalon çmimin e parfumit tënd!

Më fal hoxhë, ne nuk kemi nevojë që të na mësosh sabrin, sepse sabri është shoku ynë i jetës. Unë do të doja që ti të na flasësh për padrejtësisë dhe zullumin e sundimtarëve dhe për mos konsekuencën e shumë dijetarëve islam, e jo për sabrin!
Përshtati: Miftar Ajdini