Laura Watson një mjeke britanike është bërë epiqendra e portaleve ditën e sotme pasi ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook që ka trazuar besimin e saj.
Teksa ka shijuar një piknik me familjen e saj në pyll gjatë fundjavës, ajo ka shkrepur edhe foto të fëmijëve, një ndër të cilat i ka shkaktuar frikë dhe probleme me gjumin.
Djali i saj 9-vjeçar Byrin shfaqet duke pozuar pranë një peme ndërkohë që pas tij gjendet fantazma e një djaloshi i cili shikon drejt kamerës dhe njërën dorë e ka të vendosur tek shpatulla e Byrin. Kur u kthyen në shtëpi ajo po shikonte me vëmendje fotot dhe u tmerrua kur pa se prapa djalit të saj gjendej një shpirt apo fantazmë.
Duke qenë mjeke ajo kurrë nuk ka besuar në këto fenomene paranormale por tashmë thekson se kjo ngjarje ka trazuar gjithçka ajo beson. E shqetësuar ajo shkruan në Facebook se shpreson që fantazma e djalit të vogël të mos i ketë ndjekur nga pas ndërkohë që dëshiron të kthehet në vendngjarje për të mësuar më shumë rreth tyre.
Laura shtoi se ditën kur ajo dhe familja e saj ishin në piknik nuk kishte asnjë njeri tjetër përreth. Fotot që ajo ka publikuar janë bërë menjëherë virale dhe po komentohen shumë në rrjet.