Sunday, October 13, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniHumbën jetën në lule të rinisë, dy të rinj shqiptarë që humbën...

Humbën jetën në lule të rinisë, dy të rinj shqiptarë që humbën jetën tragjikisht në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë.

Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë dy të rinj kanë humbur jetën.

Bëhet e ditur se ata janë 26-vjeçari, Arianit Bytyqi dhe 20-vjeçari Gentrit Gallopeni.

Dy të rinjtë ndërruan jetë, pasi ata ranë në një humnerë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Në njoftimin e policisë së Kosovës shkruhej se dy të rinjtë në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër kanë rënë në humnerë.

Gjithashtu e ditur bëhet se hapësira në mes dy traseve është afër 3 metra.

Në njoftimin e policisë shkruhet:

Me datë 29.06.2019 rreth orës 00:07 minuta përmes Qendrës Rajonale të Komunikimit , Policia është informuar se në autostradën “Ibrahim Rugova” në segmentin Suharekë- Duhël në afërsi të fshatin Sllapuzhan, dy persona duke kaluar mbi urën me nr. 11 në autostradë duke kaluar nga një trase në trasenë tjetër të autostradës kane rëne në humnere dhe me këtë rast si pasojë kanë gjetur vdekjen. Pas informimit të rastit në vendin e ngjarjes kane dalë të gjithë eproret e lartë të DRP-Prizren si dhe Prokurori i Krimeve të Rënda në Prizren. Sipas shikimit të vendit të ngjarjes dhe deklaratave të marra nga shoferët dhe dëshmitareve është konstatuar se dy viktimat kanë qene punëtore të një kompanie Kosovare e cila ofron shërbime të udhëtimit brenda dhe jashtë Kosovës. Në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër kanë rënë në humnere pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3m. Viktimat kanë qenë punëtor të kompanisë së udhëtimeve ( konduktor). Ndalimi i tyre në autostradë është bëre me qëllimin e shkëmbimit të gjërave nga njëri autobus në tjetrin pa menduar pasojat. Me urdhër të prokurorit 3(tre) shoferë të autobusave të cilët janë ndalur në autostradë në kundershtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.’’

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments