Autoritetet në Ural të Rusisë kanë arrestuar një 48-vjeçar, pasi dyshohet për vrasjen e tre personave, pas humbjes që pësoi në lojën me letra.
Personi i arrestuar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka kryer krimin në Beryozovo, fshat të rajonit autonom Khanty-Mansiisk, rreth 1900 kilometra larg Moskës.
Pasi ka humbur lojën me letra, vrasësi ka nisur grindjen me partnerin e tij në lojë dhe pas kësaj ka marrë sëpatën duke vrarë tre persona, njoftojnë mediat ruse.
Policia ka arrestuar të dyshuarin, pasi ai ka tentuar të largohet nga skena e krimit.