“Zhelina që ka lind një parti (si Lëvizjen BESA), mund të bëhet edhe Zhelinë që prish një Qeveri!”, shkroi Hoxha në profilin e tij në Facebook.
Ndryshe ky reagim i Hoxhës vjen pas vendimit të KSHZ-së që të pranoj njërën nga dy ankesat e BDI-së për votimin në Zhelinë, komunë kjo në të cilën kandidati i Lëvizjes BESA mposhti kundër kandidatin e tij nga radhët e BDI-së me vetëm 69 vota diferencë. Në vendvotimin e anuluar nga KSHZ-ja të drejtë vote kanë 741 qytetar, ndërsa të drejtën e tyre në raundin e dytë zgjedhor e shfrytëzuan 340 votues.