Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniHetime edhe për deputetë shqiptarë, bisedat me Veljanovskin e VMRO-së

Hetime edhe për deputetë shqiptarë, bisedat me Veljanovskin e VMRO-së

Prokuroria Publike në kuadër të hetimeve për dhunën e 27 prillit, po heton dhe verifikon bisedat telefonike të disa deputetëve shqiptarë të Parlamentit të Maqedonisë.

Sipas emisionit “Kod” të gazetares Snezhana Lupevska, prokuroria ka sekuestruar telefonin celular të modelit “Iphone” të ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, i cili ditën e dhunës dhe në mbrëmje derisa po zhvillohej debati për zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri kishte pasur disa telefonata dhe shkëmbim mesazhesh edhe me deputetë shqiptarë si Vesel Memedi, deputetë të Lëvizjes BESA, por edhe të BDI-së, informon INA.

Sipas këtij emisioni nuk dihet përmbajtja e bisedës, por gjithçka siç thuhet do të jetë e qartë pasi që ekspertë të hetimeve kanë zhbllokuar celularin e Veljanovskit, i cili kishte një kod të posaçëm dhe që ishte vështirë zhbllokimi i tij.

Këto telefonata mund të nxjerrin në sipërfaqe pista të reja të hetimeve, duke mos përjashtuar implikimin e ndonjë deputeti apo partie shqiptare. Këtë pistë me detaje po e heton prokuroria, ndërsa ka interesim të madh edhe nga partia në pushtet LSDM dhe bashkësia ndërkombëtare. (INA)

Memedi letër sqaruese

Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi përmes një letre ka sqaruar të vërtetën dhe qëndrimin e tij pas zërave se si iu konfiskua telefoni celular për tu hetuar për 27 prillin.

Ja letra e plotë:

Besoj se lajmet dhe thashethëmet që u përhapën këtyre ditëve, që ndërlidhen me emrin tim, ju kanë shqetësuar dhe jeni në pritje të kuptoni të vërtetën. Të gjith ju që keni përcjellur aktivitetin politik të RDK-së, sidomos prej momentit që unë udhëheqi me këtë subjekt, jeni dëshmitarë të një angazhimi permanent për zbardhjen e së vërtetës të të gjith fenomeneve të ndodhura, që për fat të keq kishte shumë vrasje, keqpërdorime, burgosje, shpifje dhe manipulime të rënda të qytetarëve me akuza të ndryshme, që nuk ishte e lehtë për qytetarin e ndershëm ti përballon dhe ti bartë mbi kurrizin e vet. Përshëndes vendosmërinë e pushtetit të ri që e krijuam me shumë mund dhe sakrificë që për herë të parë ka krijuar hapsirë për institucionet e shtetit që seriozisht ti përkushtohen zbardhjes së vërtetës të shumë pritur nga të gjith qytetarët e Maqedonisë.
Në këtë aksion të organeve të drejtësisë për zbardhjen e së vërtetës rreth ngjarjeve brenda parlamentit, ishte i përfshirë edhe emri im, si një nga të dyshuarit e ndërlidhur me këtë ngjarje. Kam heshtur qëllimisht, që ti lihet hapsirë organeve të drejtësisë ta bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, pa kurfar pengese nga jashtë. Edhe pse emri im në këtë ngjarje u perfshi pa të drejtë, më gëzoj fakti që erdhi koha që për fajësinë apo pafajësinë e secilit prej nesh, të flasin organet kompetente, e jo rrugaçët dhe shpifësit. Ndjehem krenarë që në asnjë mënyrë me asnjë fakt, nuk jamë i përfshirë në kurfar aktiviteti kundërligjor, dhe pres që organet e drejtësisë edhe publikisht ta vërtetojnë pafajësinë time, që bashkë me anëtarët besnik të RDK-së dhe familjarët e dashamirët e mi, të ndjehemi edhe më krenarë.
I ftoj të gjith qytetarët e Maqedonisë që mos të kenë frikë nga drejtësia dhe nga organet e drejtësisë, por të bashkëpunojnë dhe ti përkrahin deri në fund, që kësaj pune ti shkohet deri në fund. Përshëndes vendimin e organeve të drejtësisë për lirimin nga burgu të të gjith të akuzuarve për rastin Monstra, dhe kërkoj që vrasësit e vërtetë sa më shpejtë të dalin para gjyqit. Kam bindjen e thellë se ky është fillimi i fundit të padrejtësisë në emër të shtetit.”, ka theksuar kryetari i RDK-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!