Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniHeshtje zgjedhore, "mos bë zë" dil e voto të dielën

Heshtje zgjedhore, “mos bë zë” dil e voto të dielën

Përfundoj fushata për rrethin e dytë të zgjedhjev dhe sot është heshtja zgjedhore para votimeve të së dielës. Votimi i të dielës më 29 tetor fillon në orën shtatë të mëngjesit dhe mbaron në orën 19 të mbrëmjes.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen në 35 komuna në 1.517 vendvotime ku të drejtë vote kanë 833.710 votues dhe në këtë garë janë 70 kandidat për kryetar komunash.

Në komunat e Shkupit në Butel, Kisela Vodë, Gazi Babë, Saraj, Shuto Orizare dhe Cair të drejtë vote kanë 260.194 votues që do votojnë në 387 vendvotime.

Në 29 komunat tjera të vendit të drejtë vote kanë 573.616 votues në 1.130 vendvotime.

Në Kisela Vodë, Gazi Babë dhe Butel do të ketë zgjedhje mes kandidatëve të LSDM dhe VMRO, në Cair dhe Saraj gara do bëhet mes kandidatëve të BDI dhe Besës, në Shuto Orizare mes kandidatit të LSDM dhe kandidatit të Lidhjes së romëve.

Komunat tjera që do ketë rreth të dytë janë, Shtip, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë. Vinicë, Demir Kapi, Mak.Kamenicë, Mak.Brod, Kavadar, Probishtip, Gradsko, Jegunovcë, Rosoman, Staro Nagorican, Cashkë, Mogillë, Zrnovc, Likovë, Tearcë, Studenican dhe Karbinc.

Të shtunën një ditë para zgjedhjeve do të votojnë të sëmurët dhe personat që nuk mund të lëvizin, të burgosurit dhe të paraburgosurit.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve që u mbajt më 15 tetor u zgjodhën 45 kryetar komunash dhe këshilltarët e këshillave. Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në vend që nga pavarësia.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments