Monday, December 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniHeqja e “20%-shit”, Osmani: S’është interes i shqiptarëve që të bëhen alibi...

Heqja e “20%-shit”, Osmani: S’është interes i shqiptarëve që të bëhen alibi për bllokimin e eurointegrimeve

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thotë se deklarata e tij për mundësinë për heqjen e 20% si term që i referohet gjuhës shqipe në Kushtetutë nënkupton që partitë politike mos të keqpërdorin çështjen për përfitime partiake, përcjell TV21. Osmani tha se është i vetëdijshëm për vullnetin e partive për heqjen e 20% me ndryshimet kushtetuese, por që duhet të jenë të kujdesshëm që çështja shqiptare mos të bëhet alibi për bllokimin e eurointegrimit europian të vendit.

“Sa i takon asaj që a jam unë si ministër i Jashtëm për ose kundër, dilemat e mia janë më shumë për momentumin sesa për përmbajtjen e atyre ndryshimeve. Do të duhet të vlerësojmë se çfarë është e mundur dhe çfarë nuk është e mundur dhe a mund dikush të shfrytëzojë çështjen shqiptare si alibi për bllokimin e integrimit europian të vendit. Unë nuk mendoj se është interes i komunitetit shqiptar këtu, që të bëhet alibi për cilindo që të bllokohet integrimi i vendit”, tha mes tjerash Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!