Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniHekuran Duka: Për shkak të mosrespektimit të masave përsëri kemi të infektuar...

Hekuran Duka: Për shkak të mosrespektimit të masave përsëri kemi të infektuar të rinj në Dibër

Gjendja epidemiologjike, si në nivel të shtetit, ashtu edhe në komunën tonë, sipas numrave zyrtarë nuk është e mirë, sepse numri i të infektuarve të rinj vazhdimisht po rritet. Nga gjithsej të infektuarit e rinj në nivel të shtetit gjatë 24 orëve të kaluara, tre persona janë nga Dibra, vlerësoi sot kryetari i Dibrës, Hekuran Duka.

“Për shkak të mosrespektimit të masave parandaluese nga ana e qytetarëve kemi përsëri paraqitje të infektuarve në komunën tonë. Kjo ndodhi pas një periudhe të gjatë, në të cilën komuna jonë konsiderohej si zonë e gjelbër. Tani gjendja është nën kontroll, por siç po shkon trendi dhe pritjet në ditët në vijim do të kemi paraqitje të rasteve sporadike me Kovid-19”, tha Duka.

Shtoi se tre rastet pozitive janë nga mostrat e mara të hënën, përderisa për shtatë mostrat e marra të martën ende priten rezultate. Rezultate piten edhe nga skriningu i djeshëm i të punësuarve në kopshtin e fëmijëve, me të cilin ishin përfshirë 69 të punësuarit në këtë institucion.

Duka u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat parandaluese.

Me tre rastet e reja të fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Dibër u rrit në 56. Prej tyre, dy persona janë nga Qendra Zhupë, të cilët ishin edhe të infektuarit e parë. Nga numri i përgjithshëm, 47 janë shëruar, katër kanë vdekur, ndërsa aktivë në sëmundje janë pesë persona.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments