Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniHekuran Duka: Në Dibër janë 45 persona në izolim shtëpiak, 110 personat...

Hekuran Duka: Në Dibër janë 45 persona në izolim shtëpiak, 110 personat e ngujuar nuk janë nga Dibra (VIDEO)

Situata në komunën e Dibrës është nën kontroll, rregullisht kryhet dërgesa e produkteve ushqimore dhe të tjera, si dhe ilaçe.

Nuk ka vend për panik. Rekomandohet që qytetarët edhe më tej ashpër t’i respektojnë rekomandimet e kompetentëve.

Këtë në konferencën e sotme për shtyp e deklaroi kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, i cili udhëheq me shtabin operativ komunal.

Ai informoi se në izolim shtëpiak janë 45 persona, të cilët ,kontrollohen nëse i respektojnë rekomandimet, ndërsa për ata të cilët kanë nevojë nga furnizimi i ndonjë produkti të caktuar, është përfshirë organizata komunale e Kryqit të Kuq.

“Ende në komunën tonë janë 110 persona nga qytete tjera, mes tyre edhe shtetas të huaj të cilët kanë qenë për mjekim në banjë dhe rekreacion, janë akomoduar në hotelet ‘Banjat e Dibrës’, ndërsa shpenzimet për këtë do t’i paguajë Qeveria”, ka thënë Duka.

Theksoi se Spitali i përgjithshëm në Dibër ka stacionar të veçantë ku për momentin janë t[ë akomoduar pesë pacientë me formë të lehtë të koronavirusit.

“Sot do të arrijë profesor-infektolog dhe epidemiolog nga Shkup, ndërsa ne në Dibër kemi një epidemiolog, dy infektologë dhe mikrobiolog, të cilët së bashku do të punojnë në ofrimin e ndihmës së nevojshme dhe përballje me situatën”, shtoi Duka.

Lidhur me dërgesën e ushqimit dhe ilaçeve, Duka informoi se të interesuarit duhet të paraqiten në numrin e telefonit 046 831-051 të Qendrës rajonale për menaxhim me kriza në Dibër. Dërgesa do të kryhet çdo ditë nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në mënyrën e përcaktuar me shoqërim të organeve kompetente.

Furnizimi i objekteve tregtare dhe farmacive zhvillohet normal dhe nuk ka asnjë mungesë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2590078874606827&id=1538465143101544

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments