Thursday, December 25, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëHalil Kastrati niset drejt Shqipërisë me 30 tonë ndihma (FOTO)

Halil Kastrati niset drejt Shqipërisë me 30 tonë ndihma (FOTO)

- Advertisement -

Halil Kastrati është hoxha nga Prizreni që njihet si humanisti më i madh në Kosovë, pasi me organizatën e tij ka ndihmuar qindra të varfër për t’u bërë me shtëpi.

Ndërkaq, për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri, Kastrati me organizatën e tij ka tubuar mbi 30 tonë ndihma.

Siç tregon ai, në këto ndihma përfshihen ushqime, veshmbathje, gjëra higjienike dhe gjëra të tjera që nevojiten.

“Vullnet i jashtezakonshem shume bizneseve dhe bamireseve qe te ndihmojne vellezerit tone ne Shqiperi. Jetimat e Ballkanit po nisen edhe sot drejt Durresit per te derguar ndihma te lloj llojshme. 30 tone ushqim, gjera higjienike, veshmbathje e shume gjesende tjera po i nisim tani vetem nga Shoqata Jetimat e Ballkanit. Detajet tjera me vone dhe diteve te ardheshme. Bamires Zoti kurr mos ju humbte”, ka shkruar hoxha Kastrati.

Ndërkohë, shqiptarët e Kosovës nga çdo qytet po vazhdojnë të ofrojnë ndihma të mëdha, duke nisur tonelata me ushqime e veshmbathje për në zonat e prekura.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!