Guximtar Rushani, këngëtari i mirënjohur nga Struga,mbrëmë mori çmimin e “Këngëtari i baladave më të mira”, në Festivalin, “Alba Polifest” në Shkup,njofton Struga Ekspres.
Këngëtari Guximtar Rushani është interpretues i mrekullueshëm i shumë baladave që janë të shumta në karrierën e tij artistike.
Në këtë festival Guximtar Rushani fitoi këtë çmim me këngën “Para se vjeshta të fillojë”,e kompozuar dhe orkestruar nga Vullnet Ibrahimi.
Guximtar Rushani është një nga këngëtarët e preferuar nga publiku shqiptar i cili kêrkohet shumë në shumë evente të ndryshme artistike.
(Struga Ekspres)