Zëvendëskryeministir i parë, Artan Grubi deklaroi që Qeveria mundet që prej sot t’i dorëzojë Kuvendit propozimin e modifikuar francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë dhe zhbllokimin e rrugës drejt BE-së, përcjell TV21. Grubi tha se Qeveria nuk dot ë vendosë për propozimin francez, por që vetëm do ta përcjell deri tek Kuvendi.
“Kuvendi do të vendosë për propozimin francez dhe do ta obligojë Qeverinë për aktivitetet e ardhshme në lidhje me të gjithë pakon”, deklaroi Grubi.
Ai edhe një herë tha se propozimi nuk dëmton gjuhln dhe identitetin maqedonas.
“As kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe asnjë ministër tjetër i qeverisë nuk kanë përkrahur dhe nuk do të votojnë për kornizë negociuese që do të nënkuptonte asimilimin dhe bullgarizimin e maqedonasve”, tha Grubi.