Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriGrida Duma pranon bashkëjetesën me Ervin Salianjin: Ai është bashkudhëtari im, por...

Grida Duma pranon bashkëjetesën me Ervin Salianjin: Ai është bashkudhëtari im, por në politikë ka identitetin e tij

Politikania demokrate dhe tashmë drejtuese e emisionit “Top Story”, Grida Duma ka pranuar zyrtarisht mbrëmjen e sotme bashkëjetesën me Ervin Salianjin. Deputeti i Partisë Demokratike është dënuar këtë të enjte me 1 vit burg për dosjen “Babale”.

Pikërisht, për këtë vendim emisioni është hapur me një monolog të shkurtër nga Grida Duma, e cila ndër rreshta pranoi bashkëjetesën me politikanin Ervin Salianji, duke e quajtur “bashkudhëtar”.

“Ervin Salianji është bashkudhëtari im”, u shpreh Grida Duma, teksa u kujdes të shtonte se pavarësisht këtij fakti, Ervini e ka bërë vetë rrugëtimin e tij politik dhe sot ka një identitet të ngritur ndër vite duke qenë në krye të denoncimeve të forta.

“Ervin Salianji është një bashkërrugëtar i imi. Thënë këtë me qartësinë e të qenurit gjithmonë e vërtetë në këtë format ku jam autore, mund të them që si bashkërrugëtar timin, e di fare mirë sesi ka zgjedhur ta krijojë identitetin dhe profilin e vetë politik”, tha ajo.

Dy politikanët e Partisë Demokratike janë përfolur prej kohësh për një bashkëjetesë të mundshme, madje në media janë publikuar dhe fotografi të caktuara të tyre në mjedise publike, por as Grida dhe as Ervini nuk e kanë pranuar, deri sonte në mbrëmje.

“Një zë denoncues, një zë i cili ka krijuar figurën, denoncimin, identitetin dhe plot lëvizje të tjera të cilat sigurisht rrugëtimi i tij do ta provojë nëse vlenin në këtë nivel ose jo, dhe sesi do ta përballë ai këtë situatë.

Por identitet i krijuar nëpërmjet denoncimeve edhe atëherë kur PD që unë e njoh mirë, ka pasur dyshime nëse duhen kryer këto denoncime për shkak të forcës dhe për shkak të qartësisë se ku çonte përkundrejt një pushteti që sipas PD i kishte të gjitha të dhënat të ishte e dhunshme lufta me kundërshtarin”, u shpreh më tej Grida Duma teksa fliste për angazhimin politik të Salianjit.

Në këtë moment të vështirë për deputetin demokrat, i cili po shijon orët e fundit të lirisë, pasi pritet që nesër më datë 27 Shtator, prokurori pritet të njoftojë zyrtarisht Drejtorinë e Policisë Tiranë për ekzekutimin e vendimit me burgim të Ervin Salianjit, Grida Duma njoftoi publikisht se ai është “bashkërrugëtari” i saj.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments