Një anketë e organizuar nga faqja e takimeve Victoria Milan ka arritur në një përfundim befasues.
38 përqind e femrave të pyetura thonë se do të tradhtonin me komshiun, gjithmonë nëse ai është i pashëm.
Por me kushtin që të jetë marrëdhënie vetëm për njëherë.
Nga ana tjetër, një e treta e meshkujve joshen nga një komshie bukuroshe.
44 përqind e tyre thonë se të tradhtosh me komshien, është shumë e rrezikshme.
Sondazhi ka zbuluar se arsyet se përse femrat tradhtojnë janë shumë të kundërta nga ato të meshkujve.
Nëse 52 përqind e meshkujve thonë se e bëjnë këtë për pak qejf më shumë, 48 përqind e femrave thonë se e bëjnë këtë sepse janë dashuruar me dashnorin.
Arsyeja e dytë më e madhe për të dyja gjinitë është ‘mërzia erotike’.
14 përqind e grave thonë se tradhtojnë si hakmarrja dhe vetëm 7 përqind e meshkujve thonë se tradhtojnë për këtë arsye.