Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGrabitje me armë në Kumanovë, i’a prenë rrugën me makinë dhe i...

Grabitje me armë në Kumanovë, i’a prenë rrugën me makinë dhe i marrin çantën me para

Një grabitje e rëndë ka ndodhur sonte në një nga lagjet e Kumanovës, me ç’rast është vjedhur një shumë e madhe parash, raporton portali Kumanovonews.

Sipas policisë së Kumanovës, sonte në ora 20:20 është raportuar se në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë, një xhip “Range Rover” me targa të Shkupit ka goditur automjetin “Pasat” me targa të Kumanovës që drejtohej nga S.S.(63) nga Kumanova. Më pas personat nga Range Roveri kanë qëlluar në drejtim të drejtuesit të mjetit të pasagjerëve “Pasat” dhe i kanë marrë një çantë me para”.

Më tej thuhet se grabitësit i kanë vënë flakën mjetit të pasagjerëve “Range Rover”, pranë mbikalimit pranë hotel “Satelit” dhe janë larguar me një mjet tjetër.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulanca.

Banorët e shqetësuar nga shtëpitë aty pranë thonë se i gjithë operacioni dukej si film.(INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments