Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniGostivari iu jep lamtumirën

Gostivari iu jep lamtumirën


Në Debresh, Sanakos, Banjicë e Gostivar sot iu dha lamtumira e fundit 14 viktimave të tragjedisë të Laskarcës. Lot dhe dhimbje derisa të ndjerët vendoseshin në banesat e fundit. “Ditët që po përjetojmë janë shumë të rënda për tërë popullin e këtij nënqielli, sepse tragjedia mori 14 jetë njerëzish përnjëherë. Megjithatë, jeta dhe vdekja janë në dorë të krijuesit dhe ato askush nuk mund ti lëvizë nga fati”, tha myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu

Urim HASIPI

Gostivar, 15 shkurt – Dita e sotme nuk ishte e njëjtë për banorët e fshatit Debresh të Gostivarit. Ata u ndanë për herë të fundit për të mos u takuar kurrë nga dy bashkëqytetarët e tyre Rametulla Abdyraimit si dhe nga Valdete Hamiti. I madh e i vogël ishin pjesë e varrimit, kishin ardhur nga të gjitha anët e Gostivarit dhe Tetovës. Rametullai pas la tre fëmijë, kurse Valdeta dy – një foshnjë shtatë muajsh dhe një 4-vjeç. Zia dhe dhimbja kishte mbuluar të dy shtëpitë, ndërsa u përcollën nga mijëra banorë me ceremoni fetare, shkruan gazeta KOHA.

Për të ngushëlluar familjet, i pranishëm në ceremoninë e varrimit të dy të rinjve të Debreshit ishte edhe muftiu i Muftinisë së Gostivarit, Shaqir Fetahu. Ai tha se ditët që po përjetojmë janë shumë të rënda për tërë popullin e këtij nënqielli, sepse tragjedia mori 14 jetë njerëzish përnjëherë. Ai potencoi se jeta dhe vdekja janë në dorë të krijuesit dhe ato askush nuk mund ti lëvizë nga fati.

“Rametullai dhe Valdetja kalojnë në botën tjetër në momentin kur kanë mundur të kontribuojnë më shumë për familjen e tyre, për popullin e tyre e për vatanin, për njerëzimin. Shkuan në moshën të re, mirëpo gjatësia e jetës nuk matet me vite, por gjatësia e jetës matet me veprat që kanë kryer. Të dy i kanë patur këta cilësi”, tha Fetahu. Rametullai punonte në Qendrën për Arsim Rinor, kurse Valdete Hamiti ishte asistente në Universitetin “Nënë Tereza”.

Driton Zendeli nga ky fshat që po ashtu punon në Universitetin “Nënë Tereza” thotë se ditën e aksidentit kishte udhëtuar me makinën e tij, ndërsa ditëve tjera me autobus. “Me veturë kam qenë pas autobusit dhe sapo ka kaluar pikën e pagesës, ka humbur kontrollin dhe ka filluar të rrokulliset. Më pas jemi afruar për ndihmë. Ka patur flakë dhe kam marrë nga vetura aparatin për të shuar zjarrin edhe jemi afruar për të dhënë ndihmë. Ka qenë një tmerr i vërtetë dhe kanë ardhur banorët për ndihmë, dy pjesëtarë të qendrës për mbrojtjes dhe shpëtim dhe më pas zjarrfikësit e policia”, tha Zendeli.

Në ndërkohë, në varrimin e Valdetes kanë qenë të pranishëm përfaqësues edhe nga Universiteti “Nënë Tereza”. Krahas banorëve vendas, në varrim kishin ardhur shumë qytetarë nga vendbanime të ndryshme. Po dje, me të gjitha nderimet fetare iu dha lamtumira e fundit edhe Esat Emrulit nga Gostivari, ndërsa gjatë ditës u varros Onur Sadiku, dhe Ajdën Ismaili, po ashtu nga Gostivari, Bejza Uzeiri nga Banjica e Poshtme, Besim Kamberi nga fshati Senakos. Po ashtu, dje u varrosën edhe Dejan Ristevski, i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë, Pavle Kostoski nga Gostivari, i sapodiplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup. Lamtumira e fundit iu dha edhe JovicaTërpevskit, ArsoArsovskit, Zoran Davidovskit, Trpana Janevskës dhe Boban Avramovskit nga Zubovca, student i FON-it. (koha.mk)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!